Aktualitet

Nuk durojnë dot më! Banorët e Fierit zjarr tek mbeturinat e pahequra, ankohen: Të vënë kosha se u helmuam!

6 Gusht 2021, 05:56 Nga DOSJA
Nuk durojnë dot më! Banorët e Fierit zjarr tek mbeturinat e

FIER– Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë shënuar një fenomen të padëgjuar në fshatin Daullas të Fierit. Banorët e zonës janë treguar të gatshëm “t’i vënë flakën” qarkut ku jetojnë në shenjë kryengritjeje ndaj pushtetit vendor. Arsyeja është e thjeshtë: ata u kanë vënë zjarrin mbetjeve urbane, që ende nuk janë hequr nga njësia e tyre administrative.

Vetëm pak minuta pas mesnate, banorët u kanë vënë flakën mbeturinave, por në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, për të shuar flakët, pasi flakët rrezikuan dhe banesat. Një nga banoret e zonës, ka shprehur shqetësimet e saj, duke kërkuar që në zonë të vendosen kosha plehrash për të minimizuar ndotjen. 

Nuk pastrojnë, mbeturinat na vijnë tek shtëpia. Të vënë kosha në çdo lagje. Po të jetë lagjia me kosh, nuk do të bëhej kështu. Dje bëra serum, se u helmuam. Ça nuk hedhin këtu! Kanë 4-5 ditë pa u pastruar,”-tha ajo. 

Ndërkohë që lidhur me kërkesat e tyre nuk ka asnjë reagim nga ana e Bashkisë së Fierit, e cila duhet që të merret me administrimin e mbetjeve urbane. 

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fier zjarr mbeturinave ne fier fier zjarr mbeturinave ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2021, 18:52

Sherr në Tiranë, plagoset i riu me thikë

TIRANË– Një 24-vjeçar me inicialet A.K., është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Mësohet se i riu është plagos...