Aktualitet

Prej dy muajsh nuk kanë marrë lekët për orët shtesë! Zjarrfikëset në luftë me flakët, prej dy mujash nuk marrin pagat

6 Gusht 2021, 06:48 Nga DOSJA

TIRANË– Zjarrfikësit janë personat që po përballen me flakët, duke shpëtuar vendin nga shkrumbimi, por nuk kanë marrë rrogat. ‘Report Tv’ mëson se në Vlorë, një prej qarqeve më të prekur nga zjarret, ku çdo ditë luftohet për të mbrojtur parkun e Llogarasë, Bashkia nuk ka akorduar fondet për ta. Mësohet se Bashkia nuk iu ka dhënë pagat e gatishmërisë zjarrfikësve që prej dy muajsh, ndërkohë që gjatë javëve të fundit atyre u është dashur të punojnë dyfishin e orëve.

Zjarrfikësit nuk janë paguar për 178 orë gatishmëri, në një kohë kur Ministria e Punëve të Brendshme i ka transferuar Bashkisë Vlorë një fond prej 35.3 milionë lekësh. Bazuar në buxhetin e vitit 2021 të kësaj bashkie fondi i pagave për personelin e zjarrfikësit janë ndarë veç mbi 33 milionë lekë.

Ndërsa zjarrfikësit vijojnë të përballen me flakët, pasi vatrat e zjarrit nuk janë shuar ende, duhet të presin ende për të marrë atë që u takon. Po ashtu edhe kushtet e punës lënë për të dëshiruar, pasi në asnjë moment, nuk kanë dalë pamje të zjarrfikësve të pajisur me veshjet e posaçme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vlore zjarr ne vlore vlore zjarr ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2021, 18:52

Sherr në Tiranë, plagoset i riu me thikë

TIRANË– Një 24-vjeçar me inicialet A.K., është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Mësohet se i riu është plagos...