Aktualitet

U konfliktuan dhe më pas goditën thikë punonjësin e Ujësjellësit, arrestohen 2 persona në Bulqizë

6 Gusht 2021, 07:18 Nga DOSJA
U konfliktuan dhe më pas goditën thikë punonjësin e

BULQIZË- Policia e Bulqizës ka arrestuar dy persona, pasi janë konfliktuar dhe më pas kanë goditur me mjet prerës për shkak të detyrës një 33-vjeçar. Në prangat e Policisë përfunduan Blerdjan Gjoka dhe Murat Zhaboli, pasi kanë me thikë punonjësin e ujësjellësit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë

U konfliktuan dhe më pas goditën me mjet prerës për shkak të detyrës një 33-vjeçar, arrestohen nga Policia 2 shtetas. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bulqize policia e bulqizes bulqize policia e bulqizes

Sondazh

Poll