Sport

Anderlecht hipotekon kualifikimin që në “Elbasan Arena”, Laçi nuk e përballon dot forcën e belgëve

5 Gusht 2021, 19:09 Nga DOSJA
Anderlecht hipotekon kualifikimin që në “Elbasan Arena”,

ELBASAN– Laçi nuk bën dot surprizën e madhe. Skuadra kurbinase përballë kishte Anderlecht në raundin e tretë të Conference League. Në “Elbasan Arena”, belgët triumfojnë me shifrat 0-3 dhe hipotekojnë kështu kalimin për në raundin “play-off të këtij kompeticioni.

Në pjesën e parë Anderlecht shënoi dy herë, fillimisht ishte Delcroix në minutën e 27′ ndërsa Hoedt shënoi në minutën e 42′. Në pjesën e dytë skuadra kurbinase lë më tepër hapësira pas,të cilat i shfrytëzon më së miri Rafaelov në minutë ne 61.

Me një goditje nga distanca, futbollisti i Anderleht lë Sherrin të palëvizur dhe i dërgon shifrat në 0-3. Kështu belgët e udhëhequr nga Kompany largohën nga Shqipëria me njërën këmbë në raundin tjetër.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anderlecht conference league laçi anderlecht conference league laçi

Sondazh

Poll