Sport

Qeveria spanjolle me plan të qartë, hap dyert për tifozët, ja sa do të jenë në ndeshjen hapëse të La Liga-s

5 Gusht 2021, 16:56 Nga DOSJA
Qeveria spanjolle me plan të qartë, hap dyert për tifozët,

SPANJË-Sezoni i ri i La Ligas do të nisë me tifozë. Ministria e Shëndetësisë në Spanjë do të lejojë që impiantet e hapura të mbushen në 40% të kapacitetit në javët e para të kampionatit, ndërkohë që impiantet e mbyllura të mbushen në masën 30%.

Ky ligj do të hyjë në fuqi më 13 gusht dhe do të përfundojë më datë 29, më pas qeveria spanjolle do të vlerësojë rastet e infektimit dhe nëse cdo gjë shkon sic duhet, atëherë kjo datë mund të modifikohet.Ministrja e Shëndetësisë, Carolina Darias tregoi se do të mbahen disa kufizime, përfshirë distancimin, përdorimin e maskave dhe ndalimin e ngrënies dhe pirjes së duhanit brenda stadiumeve.

Ky vendim është i rëndësishëm për financat e klubeve spanjolle, pasi humbja e të ardhurave nga shitja e biletave krijoi një problem ekonomik për shumicën. Edicioni i ri i La Ligas do të nisë me sfidën e 13 gushtit mes Valencias dhe Getafes që do të luhet të Mestalla ku të pranishëm pritet të jenë 20 mijë tifozë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport la liga spanje la liga spanje

Sondazh

Poll