Sport

Ekskluzive nga Marca: Rinovimi i Messit me Barcelonën, thuajse i pamundur

5 Gusht 2021, 17:08 Nga DOSJA
Ekskluzive nga Marca: Rinovimi i Messit me Barcelonën, thuajse i pamundur

SPANJË-Përmbysje radikale për rinovimin e kontratës së Leo Messit me Barcelonën.Negociatat, që konsideroheshin thuasje të mbyllura disa ditë më parë, kanë arritur në një pikë pa kthim, që duket e pamundur për tu zgjidhur. Argjentinasi është, tani, më larg së kurrë rinovimit me Barcelonën dhe Joan Laporta, president i klubit, e ka të qartë situatën.

Sapo të merret zyrtarisht ky vendim, panorama te Barcelonës do të ndryshojë rrënjësisht. Sepse shuma vjetore që përfiton Messi, nëse kursehet do t’i jepte frymëmarrje klubit në aspektin financiar.Orët e fundit është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit, por nuk u gjet një zgjidhje për zyrtarizimin e marrëveshjes. Siç u theksua më herët, Leo Messi nuk ka qenë kurrë më larg rinovimit me Barcelonën sesa sot.

Rinovimi i Messit kërkoi një përpjekje të fortë sa e detyroi klubin të dobësonte skuadrën dhe të ulte konkurrencën. Për më tepër, nëse ata i dorëzoheshin presionit dhe refuzonin marrëveshjen e LaLiga me fondin Cvc, situata e tyre do të bëhej edhe më e komplikuar

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll