Sport

NDODH tragjedia! Mëngjes i trishtë për Michael Ballack, gjermanit i vdes djali vetëm 18 vjeç, aksident tragjik në Portugal

5 Gusht 2021, 12:37 Nga DOSJA
NDODH tragjedia! Mëngjes i trishtë për Michael Ballack, gjermanit

PORTUGALI-Djali i ish-mesfushorit të Chelseat, Michael Ballack, Emilio ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Portugali. Thuhet se 18-vjeçari ka vdekur në një aksident rreth orës 2 të mëngjesit.Mediat portugeze po raportojnë se tragjedia ndodhi në Troia në jug të Lisbonës, pranë një shtëpie që babai i tij bleu vite më parë.

Raportet lokale thanë se aksidenti që rezultoi në humbjen e jetës së djalit të Michael Ballack ndodhi pranë një blloku apartamentesh të njohur si Villas do Mar.Autoritetet portugeze ende nuk kanë bërë publike detajet e aksidentit.

Emilio është një nga tre fëmijët që ish-lojtari i Chelseat dhe Bayern Munich kishte me Simone Lambe, partneren me të cilën u martua në korrik 2008.Ai lindi në 2002, një vit pas djalit të tyre më të madh, Louis dhe tre vjet para më të voglit të tyre, Jordi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ballack emilio ballack gjermani portugali ballack emilio ballack gjermani portugali

Sondazh

Poll