Sport

Egzon Shala i jep fund shpresës për medalje, mundësi nga Kosova mposhtet në çerekfinale nga Amir Hossein Zare i Iranit

5 Gusht 2021, 11:05 Nga DOSJA
Egzon Shala i jep fund shpresës për medalje, mundësi nga Kosova

TOKIO– Egzon Shala ishte atleti i fundit për Kosovën që garoi në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Mundësi u mposht nga Amir Hossein Zare i Iranit në duelin çerekfinal në kategorinë -125 kilogramë.

Shala po  priste rezultatin e duelit gjysmëfinal mes Petriashvillit të Gjeorgjisë dhe Zares së Iranit dhe shpresat e tij për të mbetur në garë për medaljen e bronztë vareshin nga një fitore e mundshme e këtij të fundit, Petriashvilli e mposhti Zaren në gjysmëfinale dhe e arriti finalen për medalje të artë në kategorinë -125 kilogramë.

Kosova u përfaqësua nga 11 atletë në Tokio, prej të cilëve dy fituan medalje të arta.Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova e shkruan historinë duke fituar medalje të arta në kategoritë e tyre përkatëse në xhudo.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport egzon shala kosova tokio 2020 egzon shala kosova tokio 2020

Sondazh

Poll