Sport

ZYRTARE: Lionel Messi ‘divorcohet’ nga Barcelona

5 Gusht 2021, 18:52 Nga DOSJA
ZYRTARE: Lionel Messi ‘divorcohet’ nga Barcelona

SPANJË– Lionel Messi nuk do të luajë më për ekipin e Barcelonës. Lajmin e ka bërë me dije vetë ekipi, me anë të një postimi në rrjetet sociale. FC Barcelona dhe Lionel Messi kishin rënë dakort që sot, në një takim zyrtar, të diskutonin për mundësinë e rinovimit të një kontrate, por tashmë është zyrtare.

Futbollisti nuk do të luajë më për ekipin e Barcelonës. FC Barcelona shpreh mirënjohjen e saj për lojtarin për kontributin e tij në madhështimin e klubit dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale.

“Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kishin arritur një marrëveshje dhe synimi i qartë i të dy palëve ishte për të nënshkruar një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore (rregulloret e Ligës Spanjolle). Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët janë thellësisht të penduara që dëshirat e lojtarit dhe klubit përfundimisht nuk do të përmbushen.

FC Barcelona shpreh mirënjohjen e saj për lojtarin për kontributin e tij në madhështimin e klubit dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale. Lionel Messi nuk vazhdon në ligën e FC Barcelona,”- shkruhet në postim.

 

 

A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona)

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lionel messi lionel messi largohet nga barcelona lionel messi lionel messi largohet nga barcelona

Sondazh

Poll