Sport

Shënoi në Champions League ndaj Dinamo Zagreb, Ernest Muçi flet pas realizimit: Nuk e kam treguar ende potencialin tim

5 Gusht 2021, 09:45 Nga DOSJA
Shënoi në Champions League ndaj Dinamo Zagreb, Ernest Muçi flet

POLONI-Ernest Muçi mund të konsiderohet heroi i Legias së Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës luajti vetëm 7 minuta në fushën e lojës për të mbajtur gjallë shpresat e polakëve për një kualifikim në “play off” të Champions League. Ish-futbollisti i Tiranës tundi rrjetën e Dinamos së Zagrebit me një supergol  në minutën e 82-të, duke e fiksuar rezultatin në 1-1. Muçi ka dhënë një prononcim për mediat menjëherë pas ndeshjes, ku tregon se pavarësisht këtij goli pret akoma më shumë nga vetja e tij.

“Ëndrra ime ishte të fitoja këtu, por edhe barazimi është në rregull. Çdo gjë do të vendoset në stadiumin tonë të mbushur me tifozët tanë. Ende nuk e kam treguar potencialin tim të plotë. Jam i lumtur që ndihmova ekipin sot. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmojmë skuadrën të fitojë ndeshjet dhe të ndjekim objektivat tona.

Mendoj se kemi luajtur mirë, kemi fituar duele. Duhet të shënonim një gol në pjesën e parë. Ne pësuam një gol në fillim të pjesës së dytë, por më pas luajtëm shumë mirë deri në fund dhe tani gjithçka është në dorën tonë“, ka deklaruar Ernest  Muçi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dinamo zagreb legia e varshaves muci dinamo zagreb legia e varshaves muci

Sondazh

Poll