Bota

Shpërthim në Kroaci, merr flakë furgoni teksa furnizohej me karburant, shkrumbohen shtatë anije, makina e motorë uji

5 Gusht 2021, 16:19 Nga DOSJA
Shpërthim në Kroaci, merr flakë furgoni teksa furnizohej me

KROACI- Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në Kroaci pranë qytetit të Dubrovnikut. Media kroate, Index.hr shkruan se zjarri shpërtheu në portin e qytetit, dhe shkaku për këtë zjarr u bë furnizimi me karburant i një furgoni.

Furgoni mori flakë, dhe si pasojë një makinë që ishte në afërsi të furgonit u përfshi nga zjarri gjithashtu. Era që frynte bëri që flakët të përhapeshin duke mbuluar të gjithë zonën përreth dhe duke djegur anije e motorë uji që ishin ankoruar në port. Në total, janë djegur shtatë skafe e motorë uji dhe dy makina.

Në vendngjarje për të shuar zjarrin shkuan 4 zjarrfikëse së bashku me policinë e ambulancën që u erdhi në ndihmë personave të lënduar. Pas rreth 40 minutash luftë me flakët zjarrfikësit arritën që ta vendosnin nën kontroll dhe ta shuanin zjarrin.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni shperthim ne dubrovnik zjarr ne kroaci shperthim ne dubrovnik zjarr ne kroaci

Sondazh

Poll