Bota

“Unë jam mirë kur është mirë Serbia” muret e Kosovës ‘mbushen’ me parulla kundër Ramës

5 Gusht 2021, 15:02 Nga DOSJA
“Unë jam mirë kur është mirë Serbia” muret

KOSOVË-Në muret e ndërtesave të Kosovës janë shkruar disa parulla kundër Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, disa ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për nismën e quajtur “Ballkani i Hapur”.

Parullat ironizojnë kryeministrin shqiptar dhe si duket kanë marrë shkas nga refuzimi i Albin Kurtit për të marrë pjesë në nismën ‘Ballkani i Hapur’ Parulla “Unë jam mirë kur është mirë Serbia – Edi Rama”, është një ironi për Kryeministrin shqiptar, me shprehjen e famshme të Isa Boletinit, “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, që tani është emëruar “Ballkani i Hapur”, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic edi rama parullat kunder rames aleksander vucic edi rama parullat kunder rames

Sondazh

Poll