Bota

Historiani Buxhovi: “Open Ballkan” marrëveshje e dëmshme, Rama e Zaev po luftojnë për dobësimin e shtetit të Kosovës

5 Gusht 2021, 13:50 Nga DOSJA
Historiani Buxhovi: “Open Ballkan” marrëveshje e dëmshme,

KOSOVË -Historiani dhe shkrimtari i njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon.

Buxhovi në një intervistë për “Përballje” në Telegraf ka thënë se iniciativa “OPEN BALLKAN”  e nisur nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut është e dëmshme për Kosovën në aspektin historik, politik, diplomatik, por edhe për krijimtarinë e veprat e tij Historiani më tej shtoi se Shqipëria e drejtuar nga Edi Rama dhe Maqedonia e Veriut e udhëhequr nga Zoran Zaev, kanë rënë në ndikimin e Serbisë. Ai theksoi se në aspektin diplomatik Shqipëria ka bërë akt kundër shtetit të Kosovës.


Pjesë nga deklarata:

“Në aspektin historik është marrëveshje e dëmshme. Në këtë drejtim një aleancë e re që po del në emër të Mini Shengenit, unë jam mosbesues ndaj saj sepse këto aleanca vazhdimisht kanë funksionuar në dëm të çështjes shqiptare. Edi Rama dhe Maqedonia kanë ra nën ndikimin e Serbisë. Ata më me dëshirë e pranojnë Serbinë liderë ku ata megjithatë do të jenë pjesë e një pazari ku faktikisht Kosova do të pësoj, sesa të jenë pjesë parimore e një marrëveshje ku do të jenë të gjithë të barabartë e ku Serbia nuk është liderë. Në aspektin diplomatik Shqipëria ka bërë një gabim shumë të madh, një akt që është kundër shtetit të Kosovës. Nëse ti hyn në një marrëveshje ku Ëashingtoni ta jep formulën që duhet të jetë e barabartë, ti e pranon realitetin që shteti i Kosovës është pjesë e Serbisë, është akt diplomatik kundër Kosovës. Tirana, Maqedonia po luftojnë për me dobësuar pozicionin e shtetit të Kosovës”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic edi rama jusuf buxhovi open ballkan zoran zaev aleksander vucic edi rama jusuf buxhovi open ballkan zoran zaev

Sondazh

Poll