Bota

ALARM në Greqi, aktivizohet zjarri në fshatin Kladeos, bllokohen mbi 100 banorë

5 Gusht 2021, 16:17 Nga DOSJA
ALARM në Greqi, aktivizohet zjarri në fshatin Kladeos, bllokohen mbi

GREQI– Një vatër e re zjarri është aktivizuar në fshatin Kladeos në Greqi, duke bërë që rreth 100-150 banorë të izolohen. Mediat greke shkruajnë se ky fshat ka dy dalje: një në Lala ku po digjet aktualisht dhe një tjetër në Mageira-Koskina në Olimpinë e Lashtë e cila gjithashtu po digjet.

Duke qenë se daljet nga zona janë gjithashtu nën pushtetin e flakëve, e vetmja mënyrë për të shpëtuar banorët, është nga ajri.

Autoritetet janë nisur në vendin e ngjarjes, në mënyrë që të bëhet e mundur nxjerrja e banorëve të fshatit Kladeos me helikopter.

Olimpia e Lashtë, Deliza, Pefkes, Ano – Kato Louvro, Mouria, Linaria, Kammena, Villia, Helidoni, Miraka, Pelopio, Platanos, Kafkania, Heraklion, Heraklion, Heraklia Κλαδέο, janë vetëm disa prej vendev të Greqisë që po digjen.

LAJM KRYESOR: Europa Jugore nën PUSHTETIN e zjarrit! Shkrumbohen pyjet e Turqisë, Italisë e Greqisë, mjekët ngrejnë alarmin për ndotjen e ajrit

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zjarret ne greqi zjarret ne greqi

Sondazh

Poll