Bota

“Nusja e Bejrutit”/ Gëzimi iu shndërrua në tmerr nga shpërthimi i Portit: Dita më e lumtur u bë tragjike

5 Gusht 2021, 14:55 Nga DOSJA
“Nusja e Bejrutit”/ Gëzimi iu shndërrua në tmerr nga

BEIRUT– Shpërthimi katastrofik i Portit të Bejrutit vitin e kaluar, ndryshoi totalisht dasmën e Israa Al-Seblani, e cila u bë e njohur si nusja e Bejrutit e cila kishte ceremoninë martesore me të fejuarin e saj biznesmenin Ahmed Sobeih.

E veshur me fustanin e saj të bardhë dhe duke pozuar fotografi në një nga sheshet më të bukur të Bejrutit, momentet e gëzueshme të saj papritur u prishën nga shpërthimi i Portit të Bejrutit që shkaktoi tronditje përtej qytetit.

Një vit më vonë, çifti rrëfen se ende nuk kanë harruar kujtimet e asaj dite. Edhe pse Nusja e Bejrutit, ngjan një emër tejet i veçantë ajo shprehet se nuk i pëlqen sepse i kujton “ditën e errët” që rrafshoi Bejrutin dhe që anuloi dasmën e saj. Ndërsa bashkëshorti shprehet se për askënd në Bejrut jeta nuk mund të jetë më njësoj.

“Dita gjithmonë më shoqëron. Është një kujtesë kolektive që do të mbetet e mbërthyer në mendjet e të gjithë qytetarëve. I gjithë populli libanez nuk do ta harrojë atë ditë. Dasma jonë duhej të ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë, por u shndërrua në një shenjë tragjike trishtimi për ne dhe për të gjithë Libanin”– tha Sobeih.

Sipas tij, jeta në Liban është përkeqësuar pas shpërthimit, por shprehu besimin e tij në aftësinë e vendit për rimëkëmbje dhe që njerëzit të qëndrojnë të palëkundur për një të nesërme më të mirë. Për mediat turke çifti zbuloi planet e tyre për t’u zhvendosur në SHBA ose Kanada pasi të përgatiten dokumentet e tyre me shpresën për një të ardhme më të mirë. Ata thanë se dëshirojnë që Bejruti të ngrihet përsëri nga rrënojat dhe të rimarrë përcaktimin e tij si nusja e botës arabe.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ahmed sobeih israa al-seblani nusja e bejrutit ahmed sobeih israa al-seblani nusja e bejrutit

Sondazh

Poll