Bota

Nëna e tre fëmijëve rrëmbehet, torturohet dhe vritet në SHBA. Trupi i 40-vjeçares gjendet në pellg

5 Gusht 2021, 13:27 Nga DOSJA
Nëna e tre fëmijëve rrëmbehet, torturohet dhe vritet në

SHBA-Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku nj nënë e tre fëmijëve është rrëmbyer, torturuar e më pas është vrarë.

Sipas mediave Tara Strozier u raportua e zhdukur 1 muaj më parë dhe policia ishte ngritur në këmbë për kërkimin e saj. Të njëjtën gjë bënë dhe familjarët që më pas u hasën me një lajm të tmerrshëm. Trupi i nënës së tre fëmijëve u gjet i zhytur në një pellg. Por ajo që e bënte më të rëndë ngjarjen ishte mënyra e vdekjes së saj.

Policia mësoi se 40-vjeçarja u rrëmbye, u torturua dhe më pas u vra barbarisht. Ajo u gjet e vdekur në Rock Island, përgjatë vijës shtetërore Oklahoma-Arkansas.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me vdekjen e saj me akuzën e rrëmbimit, torturës dhe vrasjes. Alex Davis, 30 vjeç, Austin Johnson, 23 vjeç dhe Kaelin Hutchinson, 24 vjeç u burgosën në lidhje me vdekjen e nënës së tre fëmijëve. Detektivët besojnë se Strozier u torturua në një shtëpi të braktisur, para se të vritej dhe trupi i saj të hidhej në ujë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota tara strozier tara strozier

Sondazh

Poll