Bota

Rritja e rasteve me Covid-19 në Greqi/ Qeveria vendos shtetrrethimin dhe ndalon muzikën në dy ishuj turistikë

5 Gusht 2021, 14:23 Nga DOSJA
Rritja e rasteve me Covid-19 në Greqi/ Qeveria vendos shtetrrethimin dhe

GREQI– Rritja e rasteve pozitve me Covid-19 në Greqi ka bërë që qeveria greke të marrë masa më te rrepta për të parandaluar rritjen e rasteve.

Protothema raporton se Greqia ka vendosur shtetrrethimin gjatë natës si dhe ka ndaluar muzikën në dy ishuj të njohur turistikë. Masat, siç u shpreh zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, u morën për të ndaluar përhapjen më tej të koronavirusit.

Kufizimet janë vendosur në ishullin Zakynthos dhe në qytetin Chania në Kretë dhe do të hyjnë në fuqi duke nisur nga e premtja e deri më 13 gusht.Shtetrrethimi vendoset gjatë natës ndërsa muzika është e ndaluar gjatë 24 orëve.

Greqia regjistroi 2,856 të infektuar me koronavirus të mërkurën dhe 16 humbje jete, duke bërë që totali që nga regjistrimi i rastit të parë në shkurt 2020 të shkojë në 503,885 dhe 13,013 respektivisht.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni covid greqi greqi covid greqi greqi

Sondazh

Poll