Bota

Shtëllunga tymi në ajër, Kosova nën flakë, përfshihet nga zjarri ish-fabrika e elektromotorëve në Gjakovë

5 Gusht 2021, 15:34 Nga DOSJA
Shtëllunga tymi në ajër, Kosova nën flakë,

KOSOVË- Ish-fabrika e elektromotorëve në Gjakovë është përfshirë nga flakët. Gazeta Ekspress shkruan se shkaqet e nisjes së zjarrit kanë qenë nga një bar i thatë në afërsi të fabrikës ndërkohë që mësohet se nuk ka asnjë përson të lënduar. Gjithashtu bëhet me dije se në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policore, për të shuar flakët.

“Rreth orës 14:00 kemi marrë informatën për një zjarr që ka shpërthyer në ish-fabrikën e elektromotorëve në Gjakovë. Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMI KRYESOR: Europa Jugore nën PUSHTETIN e zjarrit! Shkrumbohen pyjet e Turqisë, Italisë e Greqisë, mjekët ngrejnë alarmin për ndotjen e ajrit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarret ne kosove zjarret ne kosove

Sondazh

Poll