Bota

Dy të vdekur nga Covid-19 dhe 195 raste pozitive në 24 orët e fundit në Kosovë

5 Gusht 2021, 13:02 Nga DOSJA
Dy të vdekur nga Covid-19 dhe 195 raste pozitive në 24 orët e

KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka lajmëruar se në 24 orët e fundit ka patur dy raste vdekje nga Covid-19 dhe 195 raste të reja.

Sopas MSH sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.704. Në total numri i rasteve aktive është 1065.

Njoftimi i MSH’së:

05 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.537 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469.857 doza të vaksinës. Deri më sot 164.290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bilanci covid kosove covid kosove bilanci covid kosove covid kosove

Sondazh

Poll