Aktualitet

U dënua me vetëm 10 vite burg, ish- efektivi që vrau Klodian Rashën ”nuk kënaqet”, ankimon vendimin në Apel (PRETENDIM

5 Gusht 2021, 08:01 Nga DOSJA
U dënua me vetëm 10 vite burg, ish- efektivi që vrau Klodian

TIRANË– Ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për vrasje me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit.

Hajdaraj kërkon ndryshimin e vendimit dhe dënimin për akuzën e “vrasjes në tejkalim të nevojës për tu mbrojtur”, por jo vrasje me dashje, ashtu siç është gjykuar në Gjykatën e Tiranës. Ankimi është dorëzuar në fund të korrikut dhe pritet që Apeli të hedh shortin për dosjen. Por ish-efektivi nuk është i vetmi që ka ankimuar vendimin, pasi edhe Prokuroria ka pretendime për dënimin. 

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg por Gjykata e Tiranës e dënoi me 15 vite burg dënim, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 vite heqje lirie. 

Klodian Rasha u ekzekutua mesnatën e 8 dhjetorit, kur 25-vjeçari kishte thyer rregullat e orës policore, dhe u pikas nga dy efektivë të forcave “Shqiponja”. Nevaldo Hajdaraj, një efektiv 26-vjeçar u përplas me Rashën dhe përfundoi duke e vrarë atë me një plumb në shpatull. Vetë efektivi që ndodhet tashmë pas hekurave ka rrëfyer se situata i ka dalë nga kontrolli pasi kishte menduar se 25-vjeçari kishte armë.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha nevaldo hajdaraj vritet klodian rasha klodian rasha nevaldo hajdaraj vritet klodian rasha

Sondazh

Poll