Aktualitet

“Gjithçka nis me një telefonatë”! Zbardhet dosja e mashtrueses kanadezo-amerikane që u kap në Tiranë, si e zbuloi FBI

5 Gusht 2021, 06:29 Nga DOSJA
“Gjithçka nis me një telefonatë”! Zbardhet dosja e

TIRANË- Kjo është kanadezo-amerikania Lyda Jolanda Harris, 74 vjeçe, e arrestuar në Shqipëri, pasi kërkohet nga autoritetet amerikane. Të mërkurën gjykata caktoi ndaj gruas masën e “arrestit me burg”, me qëllim ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gruaja u ndalua nga policia, teksa planifikonte të largohej drejt Gjermanisë, e prej andej në Kanada, ku ka qytetin e lindjes dhe familjen.

Prokuroria e akuzon Harris si pjesë te një organizatë kriminale me qëllim mashtrimin. Përmes avokatit, ajo kërkoi nga gjykata një masë më të lehtë sigurie, me pretendimin se vuan nga disa sëmundje dhe jeta e saj është në rrezik, nëse dërgohet në qeli. Avokati tha se gruaja nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, ndërsa foli për reputacionin e mirë që gëzon në vendin ku jeton dhe faktin se ka qenë mësuese për një kohë të gjatë në shtetin e Arizonës.

Në dosjen hetimore kundër gruas thuhet se skema e mashtrimit përgjithësisht fillon me një telefonatë ndaj të moshuarve amerikanë, të cilëve anëtarët e organizatës iu prezantohen si të afërm. Të moshuarve iu kërkohen para me pretendimin se nipi ose mbesa e tyre është në një rrezik të madh ose është përfshirë në një aksident dhe duhet të paguajë dëmet e aksidentit.

Organizata ku bën pjesë Harris, ka marrë para nga viktimat. Në momentin që siguron paratë, organizata i pastron ato, përmes llogarive bankare, përfshirë dhe ato të Harris, ose duke u investuar në kriptomonedha.

Hetuesit federalë zbuluan se Harris kishte hapur llogari bankare që i përdorte për të pastruar paratë e marra nga viktimat e mashtrimit, duke i transferuar në kompani fantazma. Në shkurt 2020, Harris mori 29 mijë dollarë nga një kompani e regjistruar në emër të një të dënuari. Fondet u gjurmuan dhe janë të një 73-vjeçaraje që ra pre e mashtrimit në Kaliforni.

Agjentët e FBI u takuan me Harris në nëntor të 2020 gjatë një operacioni kërkimi. Hetimi zbuloi se në telefonin e Harris kishte komunikime të shumta me bashkëpunëtorë mashtrues që vijonin aktivitetin prej disa muajsh. Ajo deklaronte në telefonata se kishte pastruar para, por kur u pyet nga FBI u përpoq të minimizojë përfshirjen e saj në këto skema.

Marrë nga BW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lyda jolanda harris lyda jolanda harris

Sondazh

Poll