Aktualitet

Si është situata tani me zjarret? Ministria e Mbrojtjes sërish REZYME: Tani kemi 6 vatra, Karaburuni ende aktiv, po punojmë

5 Gusht 2021, 06:58 Nga DOSJA
Si është situata tani me zjarret? Ministria e Mbrojtjes sërish

TIRANË– 6 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në të gjithë vendin, 2 janë shuar ndërsa, 1 është izoluar. Ky është bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e zjarreve në të gjithë vendin, ndërkohë që nuk përmendet në asnjë resht se do të bëhet ndërhyrje nga ajri për të shuar sa më shpejt flakët. Sipas Ministrisë, situata më serioze është ende ajo në gadishullin e Karaburunit. 

SITUATA E ZJARREVE NË VEND

Aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive. 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar. Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv. Vazhdon operacioni sërish sot për shuarjen e vatrave. Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij. Vijon zjarri edhe në Fushë Arrëz. Në ndihmë të punonjësve vendorë ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura. Në fshatin Lukan, në Dibër flakët momentalisht janë izoluar. Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Operacioni po vijon për shuarjen përfundimtare të tyre. Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me te gjitha forcat operacionale. Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku. Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë.

LAJMI KRYESOR: 6 vatra aktive zjarri nga veriu në jug! Në Vlorë vazhdon ‘lufta’ për Karaburunin, vatra të reja në Shkodër, Fier dhe Gjitrokasërt. Ministria asnjë fjalë për ndërhyrje nga ajri…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e mbrojtjes zjarre ne shqiperi ministria e mbrojtjes zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll