Aktualitet

Nëse nuk ndërhyjnë tani nga ajri, do ketë pasoja! Zjarri në Karaburun, rrezik serioz për parkun e Llogarasë

5 Gusht 2021, 06:37 Nga DOSJA
Nëse nuk ndërhyjnë tani nga ajri, do ketë pasoja! Zjarri

VLORË– Ka më shumë se 2 javë që digjet por situata duket se nuk është nën kontroll, madje po degradon nga momenti në moment. Zjarri në Karaburun po favorizohet nga era e fortë, e cila ka drejtim nga jugu, duke rrezikuar seriozisht Llogaranë.

Sipas punonjësve të ADZM, situata po përkeqësohet dhe flakët po i afrohen pjesës halore ose me pisha, gjë që përbën rrezik serioz, ndërkohë që kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri për neutralizimin e flakëve, ndryshe pasojat do jenë fatale. Përveç Karaburunit, edhe mbi fshatin Dukat i Ri janë aktive tre vatra zjarri, të cilat rrezikojnë banesat. 

LAJMI KRYESOR: 16 vatra aktive zjarri nga veriu në jug! Në Vlorë vazhdon ‘lufta’ për Karaburunin, vatra të reja në Shkodër, Dibër, Fier dhe Elbasan. Sot sërish ndërhyrje nga ajri…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vlore zjarre ne shqiperi zjarri ne karaburun vlore zjarre ne shqiperi zjarri ne karaburun

Sondazh

Poll