Aktualitet

Akulloret me fekale, AKU zbarkon në terren dhe vendos 28 gjoba, merr mostra për ANALIZË

5 Gusht 2021, 07:57 Nga DOSJA
Akulloret me fekale, AKU zbarkon në terren dhe vendos 28 gjoba, merr mostra

TIRANË– Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 156 kontrolle pas publikimit të një investigimi, i cili pretendonte për një cilësi të keqe të akulloreve që shiten në pika të ndryshme në Tiranë.

Analizat e kryera në pesë pika të njohura ku shitet akullore në kryeqytet, treguan për një mbingarkesë të madhe të akullores me stafilokok dhe baktere të tjera. Deri më tani, mësohet se AKU ka vendosur 28 gjoba paralajmëruese për subjekte të ndryshme dhe ka marrë mostra për të bërë analizën e cilësisë. 

Disa ditë më parë, qendra ALERT zbuloi se akulloret e hapura që tregtohen në Tiranë nuk duhet të konsumohen pasi janë të ngarkuara me koloni bakteresh sistaphyloccocus coagulase dhe entorebakteret, 10 herë më të larta mbi normat e lejuara.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aku akulloret te infektuara me fekale aku akulloret te infektuara me fekale

Sondazh

Poll