Aktualitet

PIKASET laboratori i kokainës në Durrës, pranga dy “laborantët”, Policia nxjerr me pamje ç’u gjet tek “BAZA”

5 Gusht 2021, 07:28 Nga DOSJA
PIKASET laboratori i kokainës në Durrës, pranga dy

DURRËS–  Ergys Vogli dhe Klejton Xhaferri janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi kishin kthyer një banesë me qera në një pikë përpunimi të drogërave të forta. Në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 408 gramë lëndë narkotike heroinë, 11.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe para. Mësohet se të arrestuarit e përgatisnin në doza të vogla kokainën dhe më pas e shisnin në qytetin e Durrësit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Goditet një bazë e përpunimit të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që kishin përshtatur banesën e marë me qira si bazë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë. Sekuestrohen 408 gramë lëndë narkotike heroinë, 11.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi vlere monetare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Seksionit për Narkotikët në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, si dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara nga Komisariati i Policisë Durrës, kanë mirorganizuar punën dhe si rezultat kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. Xh., 32 vjeç dhe E. V., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marë me qira një banesë në lagjen nr.8, Durrës dhe e kishin përshtatur atë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip “Beretta”, municion luftarak, 2 peshore elektronike, një sasi prej 73.940 lekësh të rinj dhe 49 euro vlerë monetare e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, 408 gramë lëndë narkotike heroinë dhe 11.5 gramë lëndë narkotike kokainë, të cilën këta shtetas e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje në qytetin e Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres ergys vogli klejton xhaferri operacioni baza durres ergys vogli klejton xhaferri operacioni baza

Sondazh

Poll