Aktualitet

Gjykata e Lartë cakton ditën kur do të mbahet seanca për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën

5 Gusht 2021, 07:48 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë cakton ditën kur do të mbahet seanca për

TIRANË– Gjykata e Lartë cakton ditën kur do të mbahet seanca për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën. Sipas kalendarit të Gjykatës, çështja do të shkojë për gjykim më 28 shtator dhe seanca do të nisë që në orën 10 të mëngjesit.

Në janar të këtij viti, Gjykata e Lartë vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela, pasi vetë Tahiri e Çela bënë rikurs.

Në gusht të këtij viti, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dërgoi vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme për rekurs në Gjykatën e Lartë, bashkë me ish-kreun e Policisë së Vlorës.

Ky rekurs erdhi pasi Apeli i GJKKO-së rrëzoi dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ky i fundit do të përballet sërish me statusin e të pandehurit. Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë gjyqi i dyte i saimir tahirit jaeld cela saimir tahiri tirane gjykata e lartë gjyqi i dyte i saimir tahirit jaeld cela saimir tahiri tirane

Sondazh

Poll