Aktualitet

Aksion në Gjirokastër! Nuk i ndal as ligji, mbjellin kanabis në bahçe të shtëpisë, 5 në pranga, u sekuestrohet edhe një

5 Gusht 2021, 06:41 Nga DOSJA
Aksion në Gjirokastër! Nuk i ndal as ligji, mbjellin kanabis në

GJIROKASTËR– Policia e Gjirokastrës ka vendosur në pranga 5 persona të akuzuar për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje. Agim Piperi, Teki Mino, Edmond Këmbaci dhe Luan Bërxha, u kapën pasi kishin mbjellë bimë narkotike, ndërsa Afrim Dorda mbante në banesën e tij një armë automatike pa leje.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Gjirokastër.

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimi dhe goditjen e tentativës së kultivimit të bimëve narkotike goditen dy raste të kësaj veprimtarie kriminale, gjithashtu goditet dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.  Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohet një armë zjarri automatik.

Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij në fshatin Luftinjë, Memaliaj.

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, të cilën ky shtetas i posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., për veprën penale ” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”
————————-
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës së kultivimit të bimëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 38 vjeç, banues në Gjirokastër; T. M., 39 vjeç, banues në Këlcyrë dhe E. K., 47 vjeç, banues në Kuçovë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike në një ambient të hapur, në afërsi të fshtatit Këllëz.
‐———————-
Gjithashtu
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në fshatin Mamaj, Tepelenë, pasi ka tentuar kultivoj bimë narkotike në bahçen e banesës së tij.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster policia e shtetit gjirokaster policia e shtetit

Sondazh

Poll