Aktualitet

13 ditë/ Normalizohet situata në Gjorm të Vlorës, Karaburuni ende në flakë, përkeqësohet situata në Kukës, Peleshi dhe

5 Gusht 2021, 06:15 Nga DOSJA
13 ditë/ Normalizohet situata në Gjorm të Vlorës, Karaburuni

SHQIPËRIA– Kjo është dita e 13-ë që Shqipëria është në luftëm e flakët. Situate është ende serioze në qarkun e Vlorës, aty ku raportohet të jenë djegur pesë banesa të vjetra, dy stane dhe të jenë shkaktuar dëme materiale mjaft të konsiderueshme. Situate pranë lumit të Vlorës është stabilizuar. Sapo kanë parë përmasat e flakëve, banorët kanë dalë nga banesat e tyre, megjithatë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë thirrje për evakuuimin e plotë të tyre. Ndërkohë që flakët favoriziohen në çdo moment nga era, për të shuar vatrën janë ofruar vetëm dy zjarrfikësve, ndërsa pritet ndërhyrja e ushtarëve të FA-ve.

Por ndërkohë që vëmendja është spostuar, zjarri në Karaburun ka avancuar duke e rritur rrezikun për parkun e Llogarasë, ndërsa operacioni në këtë zonë është ndërprerë si nga ajri ashtu dhe nga toka, për shkak të erës së fortë që po rrezikonte jetën e zjarrfikësve dhe ushtarëve. Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata e zjarrit në malin e Karaburunit të përkeqësohet. Edhe në Dukat të Ri janë aktive tre vatra zjarri, të cilat gjithashtu rrezikojnë banesat. Edhe në Gjirokastër, dëmet e zjarrit janë të mëdha.

Fieri, ka një tjetër vatër të aktivizuar. Bëhet fjalë për një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte në fshatin Gadurovë të Mallakastrës, ku zjarri vijon që të jetë aktiv për shkak të sipërfaqes së madhe të favorizuar nga era dhe terrenit të thyer malor. Ndërkohë që as Veriu i vendit nuk është në gjendje më të mire. Në fshatin Cukal të Vaut të Dejës vatra e zjarrit është izoluar, në Fushë Arrëz, vazhdon zjarri. Edhe në Kukës është një tjetër vatër aktive. Nesër pritet të vijnë në vend dy helikopterë nga Holanda dhe një nga Çekia.

Situata sipas Ministrisë së Mbrojtjes:

-Në Karaburun puna po vijon për shuarjen totale të flakëve, edhe pse është mbyllur pjesa më e madhe. Momentalisht nuk ka asnjë rrezik.
-Në Gjirokastër situata është stabilizuar. Mbetet aktive një vatër në fshatin Saraqinisht, e cila nuk paraqet rrezik.
-Edhe zjarri në fshatin Gadurovë, në Mallakastër është nën kontroll dhe pa rrezikshmëri.
-Zjarri në fshatin Cukal, në Shkodër vijon të jetë aktiv, por pa rreziqe të evidentuara.
-Në malin e Shëngjinit, në Lezhë vatra është izoluar.
-Zjarri në fshatin Kalis, në Kukës po mbahet nën kontroll, ndërsa është eleminuar rreziku për banesat.
-Ndërkaq problematike situata e zjarrit vijon të jetë në Majën e Rrunës, në Kukës. Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, por situata po mbahet nën kontroll për të mos rrezikuar banesa.

(k.m;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarre ne shqiperi zjarret ne shqiperi zjarre ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll