Aktualitet

Vatër e frikshme zjarri gjatë natës në Shkodër, rrezikoi 10 banesa por ‘mbërthehet’ shumë shpejt! Drejtori i zjarrfik

5 Gusht 2021, 05:57 Nga DOSJA
Vatër e frikshme zjarri gjatë natës në Shkodër,

SHKODËR-Një vatër e re zjarri është aktivizuar mbrëmjen e djeshme në lagjen Tepe të qytetit të Shkodrës, duke rrezikuar edhe 10 banesa.

Mësohet se zjarri është shfaqur pranë xhamisë në Tepes dhe e favorizuar nga era po përhapej me shpejtësi në zonë por falë ndërhyrjes është bërë e munduar neutralizimi i flakëve pa shkaktuar dëme në banesat pranë.

Drejtori i zjarrfikëses së Shkodrës, Agron Dibra tha se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe i bëri apel Policisë që të ndëshkojë të gjithë përgjegjësit. 

“Zjarrvënie e qëllimshme, rrezikoheshin 10 banesa. 4 mjete zjarrfikëse erdhën menjëherë për të mos i rrezikuar banesat pranë zjarrit. Pas më shumë se dy orës bëmë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit. Ditën e djeshme ka pasur 6 vatra zjarri në Shkodër njerëzit në mënyrë të papërgjegjshme djegin shkurre dhe çfarë të gjejnë,”-tha Dibra. 

LAJMI KRYESOR: 16 vatra aktive zjarri nga veriu në jug! Në Vlorë vazhdon ‘lufta’ për Karaburunin, vatra të reja në Shkodër, Dibër, Fier dhe Elbasan. Sot sërish ndërhyrje nga ajri…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkoder zjarr ne shkoder zjarre ne shqiperi shkoder zjarr ne shkoder zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll