Politike

SPAK merr dosjen për shembjen e Teatrit Kombëtar, i kthen përgjigje PD: Kemi nisur hetimet për shpërdorim detyre (SHKRESA)

4 Gusht 2021, 09:20 Nga DOSJA

TIRANË– Dy denoncimet e bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partia Demokratike janë bashkuar nga një nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK ka njoftuar se ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar për të dalë në përfundimin nëse ka po ajo shpërdorim detyrë për lëshimin e udhërit për shembjen e godinës.

Letra për informim i është nisur Partisë Demokratike dhe është firmosur nga vetë kreu i SPAK, Arben Kraja.

“Ju bëjmë me dije se edhe kallëzimi i bërë nga subjekti politik ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’ protokolluar pranë kësaj Prokurorie më 4.6.2020 është bashkuar me këtë procedim penal. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota e të gjithanshme. Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informojmë në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me përmbajtjen e akteve hetimore të këtij procedimi penal, do të njiheni në përfundimin e hetimeve paraprake,”– thuhet ndër të tjera në letër.

Vetëm Aleanca për Mbojtjen e Teatrit ka dorëzuar dy padi në SPAK, ku të kallëzuar janë zyrtarët më të lartë të Bashkisë Tiranë, drejtuesit e Policisë, drejtori i Teatrit Kombëtar, Ministri i Kulturës etj. Sipas AMT shembja e Teatrit Kombëtar është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe për këtë të gjithë ata që kanë firmosur duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ndërsa, Partia Demokratike i kërkon SPAK që të arrestojë Erjon Veliajn, pasi sipas tyre ai është autori dhe përgjegjësi direkt për shembjen e Teatrit. Godina e TK u shemb të dielën në 17 maj, orët e para të mëngjesit. Aksioni i IMT u ndihmua nga forca të shumta policie, të cilat përdorën dhe dhunën për të nxjerr protestuesit nga godina. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike shembja e teatrit kombëtar spak spak nis hetimet per teatrin shembja e teatrit kombëtar spak spak nis hetimet per teatrin

Sondazh

Poll

Politike 3 Gusht 2021, 17:28

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka përdorur helikopterin ushtarak për të udhëtuar drejt Himarës dhe pr tu larguar nga ky vend, në një kohë që Shqipëria është ...