Politike

Zjarret në vend, Basha kapet me Ramën: Mori helikopterin e ushtrisë për udhëtimet e tij, prandaj nuk ka fonde se…

4 Gusht 2021, 06:15 Nga DOSJA
Zjarret në vend, Basha kapet me Ramën: Mori helikopterin e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar pamjet e kryeministrit Edi Rama teksa qarkullonte dje me helikopter ushtarak. Në postimin e bërë prej tij, Basha shkruan se kryeministri heq një helikopter për ta përdorur për shërbimet e tij, duke e cilësuar si një shembull të keqqeversisjes.

Mirënjohje për punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë që po përballen me flakët përgjatë këtyre orëve të vështira. Pamjet që i shfaqin teksa luftojnë me mjete rrethanore janë sa pikëlluese po aq sa indinjuese kur shohim se në të njëjtën ditë, Edi Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë, për ta përdorur për udhëtimet e tij. Natyrisht, kërcënimi i zjarrit është i kudondodhur në rajon, por nuk ndodh askund që në një moment krize, mjetet e pakta të mpaken edhe më shumë për t’i shtuar privilegjet një individi. Kjo nuk është papërgjegjshmëri, por modeli me të cilin është keqqeverisur dhe varfëruar vendi. Prandaj nuk ka fonde dhe mjete për t’u përballur me emergjencat, qofshin zjarre apo tërmete, sepse shteti përdoret si instrument i një pakice që punon për vete, jo për qytetarët,”-shkruan Basha.

LAJMI KRYESOR: Jugu nën pushtetin e flakëve! Zjarre sërish në Karaburun, gjatë natës desh u bë “gjëma”, flakët 30 metra larg bazës së Pashalimanit. Dje u shënua viktima e parë, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në Lunxhëri, nis ndërhyrja edhe nga ajri

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha zjarre ne shqiperi edi rama lulzim basha zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 3 Gusht 2021, 17:28

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka përdorur helikopterin ushtarak për të udhëtuar drejt Himarës dhe pr tu larguar nga ky vend, në një kohë që Shqipëria është ...