Aktualitet

Humbi jetën mes flakëve, ky është Andrea Haxhiaj, 60-vjeçari që luftoi me zjarrin në Gjirokastër

3 Gusht 2021, 16:57 Nga DOSJA
Humbi jetën mes flakëve, ky është Andrea Haxhiaj,

GJIROKASTËR– Personi që po shikoni në foto është Andrea Haxhiaj, 60-vjeçari që humbi jetën mes flakëve, duke shënuar viktimën e parë të zjarreve në Shqipëri.

Haxhiaj ndodhej në banesën e tij në fshatin Asim Zeneli bashkë me të shoqen në momentin që janë përfshirë nga flakët. 60-vjeçari ka pësuar dëme të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Situata është mjaft e rënduar në qarkun e Gjirokastrës për shkak të zjarreve. Vetëm pak më herët, vetë ministri Niko Peleshi, ka kërkuar që banorët e njësisë administrative Lunxhëri-Antigone të evakuohen, pasi flakët kanë shkuar shumë pranë banesave.

LAJM KRYESOR: Shënohet viktima e parë! Evakuohen tre fshatrat e Gjirokastrës, situatë alarmante në Jug të Shqipërisë, Çako: Gjithçka ndodhi shpejt. Basha: Masat gjysmake nuk përmirësojnë asgjë

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andrea haxhiaj andrea haxhiaj

Sondazh

Poll