Aktualitet

‘Lutjet tona shkojnë për të prekurit’, ambasada amerikane reagon për situatën e zjarreve në vend: Do të jemi gjithmon

3 Gusht 2021, 16:23 Nga DOSJA
‘Lutjet tona shkojnë për të prekurit’, ambasada

TIRANË-Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë, ku ditën e sotme fatkeqësisht u shënua dhe viktima e parë në Gjirokastër.

Në një status në Facebook të cilin e shoqëron me një video ku shihet aksioni i Forcave Speciale në tentativë pvr të shuar zjarrin, ambasada shprehet se qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira.

Postimi i plotë:

‘Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit. Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin. #KrahPerKrah’

Lajmi kryesor/ Shënohet viktima e parë! Shqipëria nën flakë, rëndohet situata në Gjirokastër, nis evakuimi i banorëve, Peleshi dhe Çako ndërpresin pushimet: Situatë serioze, do ndërhyjmë nga ajri. Morëm me qira 2 helikopterë

(d.a/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane ne tirane zjarre ne shqiperi ambasada amerikane ne tirane zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll