Aktualitet

Pamje nga fshatrat e Gjirokastrës, raportohet për të tjerë të plagosur, rëndohet situata

3 Gusht 2021, 15:45 Nga DOSJA
Pamje nga fshatrat e Gjirokastrës, raportohet për të tjerë

GJIROKASTËR– Situata është mjaft kritike në fshatrat Asim Zeneli, Lunxhëri-Antigone dhe Krinë të Gjirokastrës. Mësohet se përveç viktimës së parë që u shënua para pak minutash, ka edhe persona të tjerë që kanë mbetur të plagosur, pasi kanë pësuar djegie për shkak të flakëve që u kanë përfshirë banesat.

Drejt këtyre zonave kanë shkuar pesë auto-ambulanca të tjera. Pritet që në vijim të zbardhen detaje të tjera në lidhje me situatën e rëndë në këto fshatra.

Sot u shënua viktima e parë pas më shumë se dhjetë ditësh që Shqipëria është përfshirë nga flakët. Andrea Haxhiaj ndodhej në banesën e tij në fshatin Asim Zeneli bashkë me të shoqen në momentin që janë përfshirë nga flakët. 60-vjeçari ka përsuar dëme të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

LAJM KRYESOR: Shënohet viktima e parë! Shqipëria nën flakë, rëndohet situata në Gjirokastër, nis evakuimi i banorëve, Peleshi dhe Çako ndërpresin pushimet: Situatë serioze, do ndërhyjmë nga ajri. Morëm me qira 2 helikopterë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e zjarreve ne shqiperi zjarret ne shqiperi viktimat e zjarreve ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll