Aktualitet

1 viktimë! Basha reagon për herë të parë për zjarret në vend: Alarmante, masat gjysmake të qeverisë nuk kanë normalizu

3 Gusht 2021, 16:13 Nga DOSJA
1 viktimë! Basha reagon për herë të parë për

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike i ka konsideruar gjysmake masat e marra nga qeveria shqiptare për zjarret që sot shënuan viktimën e parë në vend.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shkruan se pavarësisht paralajmërimeve të qytetarëve dhe apeleve të bëra, sërish qeveria nuk arriti që ta normalizonte zituatën.

“I shpreh ngushëllimet familjes së Andrea Haxhiaj që humbi jetën sot si pasojë e zjarrit në zonën e Gjirokastrës. Masat gjysmake te qeverisë nuk e kanë normalizuar dot situatën alarmante të shkaktuar nga zjarret e ditëve te fundit në vend. Pavarësisht paralajmërimeve të qytetarëve dhe medias, në shumë zona zjarret vijojnë prej ditësh, ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove te zyrës së propagandës. Si në rastin e tërmetit, emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore. Përgjegjësi i kësaj situate vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh. Është momenti që çdokush që ndodhet në zonat e rrezikuara nga zjarri të largohet dhe të kujdeset për jetën. Forcat e emergjencës që ndodhen në terren të marrin masa urgjente që brenda mundësive të sigurojnë jetën e banorëve të rrezikuar dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarreve,”- shkruan Basha.

Sot u shënua viktima e parë pas më shumë se dhjetë ditësh që Shqipëria është përfshirë nga flakët. Andrea Haxhiaj ndodhej në banesën e tij në fshatin Asim Zeneli bashkë me të shoqen në momentin që janë përfshirë nga flakët. 60-vjeçari ka përsuar dëme të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

LAJM KRYESOR: Shënohet viktima e parë! Evakuohen tre fshatrat e Gjirokastrës, situatë alarmante në Jug të Shqipërisë, Çako: Gjithçka ndodhi shpejt. Basha: Masat gjysmake nuk përmirësojnë asgjë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andrea haxhiaj lulzim basha viktimat e zjarreve ne shqiperi zjarret ne shqiperi andrea haxhiaj lulzim basha viktimat e zjarreve ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll