Aktualitet

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, Haki Çako: Situata precipitoi shpejt, ka të lënduar, të asfiksuar

3 Gusht 2021, 15:58 Nga DOSJA
Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, Haki

TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi se situata agravoi shumë shpejt në Gjirokastër, ku dhe u shënua viktima e parë nga zjarret në vend. Në një lidhje telefonike për FaxNews, Çako tha se po punohet intensivisht dhe se në Gjirokastër është nisur një helicopter për të shuar flakët.

“Janë shënuar dhe problematika me humbje jetësh. Po siç e keni marrë vesh tani është shënuar nje viktimë. Po punohet intensivisht. Është nisur dhe një helikopter. Situata në Gjirokastër ka precipituar në formë të shpejtë. Po punohet intensivisht për të siguruar jetën e banorëve, dhe më pas banesat. Janë evakuar banorët. Po punohet për krijimin e kordonit. Ka të lënduar dhe të asfiksuar. Po vlerësohet numri. I është dhënë ndihma e shpejtë. Është i vështirë evakuimi, por po punohet,”- tha Çako.

Sot u shënua viktima e parë pas më shumë se dhjetë ditësh që Shqipëria është përfshirë nga flakët. Andrea Haxhiaj ndodhej në banesën e tij në fshatin Asim Zeneli bashkë me të shoqen në momentin që janë përfshirë nga flakët. 60-vjeçari ka përsuar dëme të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

LAJM KRYESOR: Shënohet viktima e parë! Evakuohen tre fshatrat e Gjirokastrës, situatë alarmante në Jug të Shqipërisë, Çako: Gjithçka ndodhi shpejt. Basha: Masat gjysmake nuk përmirësojnë asgjë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andrea haxhiaj hako cako zjarret ne shqiperi andrea haxhiaj hako cako zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll