Aktualitet

Sekuestrohen 14.3 kilogramë në Muriqan, po dilte nga Shqipërian, makina skanohet në Durrës, arrestohe Besnik Ruçi

3 Gusht 2021, 15:59 Nga DOSJA
Sekuestrohen 14.3 kilogramë në Muriqan, po dilte nga Shqipërian,

SHKODËR– Besnik Ruçi, 42 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se Ruçi po dilte nga Shqipëria përmes pikës së kalimit kufitar në Muriqan, me një mjet të llojit “Benz”.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë kontrolluar Ruçin dhe mjetin me të cilin udhëtonte 42-vjeçari, në të cilin kanë dyshuar se kishte lëndë narkotike. Për të bërë një skaner më të detajuar, mjeti është transportuar për në portin e Durrësit, ku u gjetën dhe sekuestruan 14.3 lëndë narkotike të llojit kokainë.

Droga, e ndarë në pako ishte fshehur në një xhep të sajuar në pjesën e kroskotit të makinës. Besnik Ruçi u arrestua.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Perëndimi”. Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër. Sekuestrohen rreth 14.3 kg lëndë narkotike kokainë. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike. Ditën e sotme, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në kuadër të operacionit policor “Perëndimi”, kanë kaluar në vijën e dytë në dalje një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin B. R.

Për një kontroll më të specializuar automjeti është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit të Durrësit, që veprojnë përher në Port. Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në automjet në pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Durrës, (drejtuesi i automjetit). Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besnik ruçi sekuestrohen 14.3 kg kokaine besnik ruçi sekuestrohen 14.3 kg kokaine

Sondazh

Poll