Aktualitet

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, Niko Peleshi del live nga Gjirokastra: Duhet të evakuohen 3 fshatra 

3 Gusht 2021, 16:09 Nga DOSJA
Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, Niko Peleshi del live nga

GJIROKASTËR- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shkuar në Gjirokastër pas shënimit të viktimës së parë nga zjarri në vend. Në një video-live  të regjistruar në Facebook-un e tij, Peleshi u bëri thirrje banorëve të tre fshatrave në Gjirokastër, Krin, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo që të evakuohen, pasi gjendja është e rëndë. Ai ka thënë se vatrat e zjarrit nuk është kollaj që të vendosen nën kontroll, duke shtuar se do të bëjnë më të mirën për të përqendruar të gjitha forcat në fshatin Asim Zeneli, ku dhe u shënua viktima e parë nga zjarri.   

“Jemi në Gjirokastër. Është një situatë shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshem. Nuk është kollaj të vendosen në kontroll. Kemi humbje jete. Me pak fjalë duhet evakuim në këto tre fshatra. Ju bëj thirrje banorëve të mos rezistojën dhe të largohen nga fshati. Ne do të bëjmë më të mirën. Do t’i përqëndrojmë të gjitha forcat për të bërë më të mirën. Ju lutem bashkëpunoni për të dalë nga banesat. Ne do të bëjmë më të mirën, dhe duke qenë se në Pash Aliman dhe në Llogara e kemi në kontroll situatën të gjithë forcat do i përqëndrojmë në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër,” tha Peleshi ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Shënohet viktima e parë! Shqipëria nën flakë, rëndohet situata në Gjirokastër, nis evakuimi i banorëve, Peleshi dhe Çako ndërpresin pushimet: Situatë serioze, do ndërhyjmë nga ajri. Morëm me qira 2 helikopterë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet niko peleshi zjarre ne shqiperi niko peleshi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll