Aktualitet

U futën në grevë për lumin e Sinecit, banori: Policia na dhunoi, punimet duhet të ndalen

3 Gusht 2021, 16:03 Nga DOSJA
U futën në grevë për lumin e Sinecit, banori: Policia na

BERAT- Banorët e fshatit Lumas kanë folur ditën e sotme pas vendimit për të hyrë në grevë urie, në mënyrë që të ndalojnë ndërtimet që do të bëhen në lumin e Sinecit. Në një intervistë për Syri Tv, një grevist u shpreh se kjo që po bëhet në Lumas është e pa tolerueshme dhe e padëgjuar ndonjëherë.    

Ai në fjalën e tij theksoi se policia i ka dhunuar banorët që kanë kundërshtuar ndërtimin e punimeve si dhe ka shtuar se greva nuk do të ndërpritet derisa sa policia të heq dorë nga dhuna dhe ndërtimet të anulohen më lumin e Sinecit.      

“Kjo që po ndodh është e padëgjuar ndonjëherë dhe e patolerueshme. Vepra është korruptive dhe kriminale, kundër të gjitha gjallesave. Të gjitha gjallesat ngordhin, sepse uji futet në tube. Populli ka ujë, por kjo është bërë për kapriço të Kreshnik Hajdarit, në bashkëpunim me oligarkun Salillari, që të thajë zonën. Salillari të ikë nga këtu. Policia ushtroi dhunë ndaj banorëve. Greva e urisë sonë do të vazhdojë derisa të ndërpritet dhuna e policisë, e të mos ketë ndërtime. Ne nuk do e ndalim grevën tonë, pa u plotësuar ata kërkesa që kemi thënë në letër. Këta punime kriminale duhet të ndalen, për të mirën e njerëzve dhe gjallesave”, deklaroi grevisti.

Pas 3 muajsh proteste kundër ndërhyrjes në zonën e Sinecit, banorët e Lumasit kanë vendosur që të hyjnë nga dita e sotme në grevë urie. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në Sinec pasi punimet cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, territorin e shpallur “Monument Natyror”. Kjo gjë nuk e bëri firmën të ndërpriste punimet, gjë që ka sjellë dhe përplasje me banorët.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burimi i sinecit greva e banoreve te lumasit protesta ne sinec burimi i sinecit greva e banoreve te lumasit protesta ne sinec

Sondazh

Poll