Aktualitet

820 bimë marijuane në një magazinë në Spanjë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar  

3 Gusht 2021, 15:25 Nga DOSJA
820 bimë marijuane në një magazinë në Spanjë,

SPANJË- Një 24-vjeçar shqipta është arrestuar ditën e sotme në Spanjë, pasi kishte kultivuar lëndë narkotike në një shtëpi bari. Europapress shkruan se 24-vjeçari kishte përdorur një magazinë në Poligono Industrial Oeste për kultivimin e marijuanës.

Vetë Shoqata e Kompanive të poligonit kishte bërë një ankesë në Policinë Kombëtare për plantacionin, për shkak të erës së fortë që dilte nga magazina industriale përmes disa tubave nxjerrës të ajrit. 

Era e fortë e marijuanës dhe aktiviteti 24-orësh i tubave të ajrimin i shtynë efektivët që të hetojnë se çfarë po ndodh në atë magazinë dhe se kush qendron pas plantacionit të lëndëve narkotike.

Teksa agjentët e policisë hynë dhe kontrollua magazinën, zbuluan se ajo ishte ndarë në 5 dhoma, ku në të ishin 820 bimë marijuane me lartësi 60 centimetra, 203 transformatorë elektrikë, 150 llamba, 6 kondicionerë, 6 filtra të ajrit të kondicionuar.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne spanje shtepi bari arrestohet shqiptari ne spanje shtepi bari

Sondazh

Poll