Aktualitet

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, vdes 60-vjeçari në Gjirokastër, e shoqja përfundon me djegie në spital

3 Gusht 2021, 15:08 Nga DOSJA
Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, vdes

GJIROKASTËR– Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Shqipëri. Mësohet se një 60-vjeçar në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër është djegur dhe për pasojë ka humbur jetën në banesën e tij.

Ndërsa bashkëshortja e 60-vjeçarit ka pësuar dëme të mëdha në trup e fytyrë për shkak të flakëve që u ka përfshirë banesën. Ajo ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Situata është mjaft e rënduar në qarkun e Gjirokastrës për shkak të zjarreve. Vetëm pak më herët, vetë ministri Niko Peleshi, ka kërkuar që banorët e njësisë administrative Lunxhëri-Antigone të evakuohen, pasi flakët kanë shkuar shumë pranë banesave.

Edhe në fshatin Arshi Lengo po përgatitet operacion evakuimi, pasi flakët rrezikojnë banesat.

LAJMI KRYESOR: 0 leksione nga Turqia! Zjarri vazhdon ende në jug, Peleshi dhe Çako ndërpresin pushimet, mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile, ministri: Situatë serioze, edhe sot do ndërhyjmë nga ajri. Morëm me qera 2 helikopterë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e zjarreve ne shqiperi zjarret ne shqiperi viktimat e zjarreve ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll