Bota

“Po luftojmë me zjarret”, Turqia dënon Greqinë për gjuhën provokuese dhe kërcënimet në një moment të vësh

3 Gusht 2021, 15:38 Nga DOSJA
“Po luftojmë me zjarret”, Turqia dënon Greqinë

TURQI –Turqia është duke luftuar më flakët që prej javës së kaluar dhe zjarri është përhapur dhe ka djegur shumë  pyje në zonat turistike më të çmuara të vendit.  Në Turqi autoritetet njoftuan se më shumë se 100 vatra zjarri janë vënë nën kontroll, ndërsa janë regjistruar të paktën 6 viktima.

Ne kemi një fqinj që vazhdon përdor një gjuhë kërcënimesh dhe sanksionesh ndërsa ne po luftojmë kundër katastrofës së zjarrit. Kjo nuk përputhet me marrëdhëniet tona dypalëshe të fqinjësisë, aleancën tonë dhe bashkimin tonë në NATO, ”tha Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar në një videokonferencë më 3 gusht.

Sipas mediave vendase, ministri ka thënë se – “Greqia po injoron marrëveshjet dypalëshe dhe ndërkombëtare që nënshkroi, dhe palët e treta duhet të lënë anash verbërinë e tyre strategjike dhe të mbajnë një qëndrim objektiv. Lëvizjet greke që shkelin marrëveshjet dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë nuk duhet të injorohen, “shtoi ai.

Përsa i përket Greqisë është njoftuar se më shumë se 100 vatra zjarri janë në kontroll. Rikujtojmë se nuk është hera e parë për Greqinë që përballet me zjarret shkatërruese teksa në vitin 2018 flakët e zjarrit që shpërthyen në qytetin bregdetar të Matit pranë Athinës, iu morën jetën 102 njerëzve.

Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme për zonën kontinentale në Mesdheun Lindor dhe detin Egje. Të dy vendet rifilluan bisedimet në fillim të vitit 2021, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat pozitiv në lidhje me këtë proces. Duket se të dyja vendet duhet t’i lënë pas sulmet dhe mosmarrveshjet, të paktën derisa situata të qetësohet.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hulusi akar zjarr ne turqi hulusi akar zjarr ne turqi

Sondazh

Poll