Bota

Ishte duke kryer marrëdhënie intime në makinë, 15-vjeçarja nga Brazili vdes nga një sulm në zemër, policia nis hetimet m

3 Gusht 2021, 13:34 Nga DOSJA
Ishte duke kryer marrëdhënie intime në makinë,

BRAZIL- Policia braziliane po heton vdekjen e një vajze 15-vjeçare e cila pësoi një sulm në zemër teksa kryente marrëdhënie seksuale me një 26-vjeçar në makinë.

Gabrielly Dickson, nga Sao Paulo, dhe burri 11 vjet më i madh, ishin duke kryer marrëdhënie në makinën e tij të Dielën, kur ajo papritmas humbi ndjenjat.

26-vjeçarji më pas e dërgoi adoleshenten në qendrën shëndetësore UPA Jardim Casquiero në Cubatão, ku mjekët u përpoqën ta ringjallnin atë, sipas faqes lokale të lajmeve G1 , por megjithatë ajo u shpall e vdekur.

Në Brazil, mosha e pëlqimit dhe konsensusit për marrëdhënie seksuale është 14 vjeç dhe burri që ishte duke kryer marrëdhënie me Gabriellën në kohën e vdekjes së saj nuk është akuzuar për ndonjë krim, por gjithsesi rasti është nën hetim.

Infermierët që trajtuan Gabriellën gjetën gjak në vaginën e saj, por nuk kishte indikacione të tjera të dhunës. Një ekzaminues mjekësor lokal pritet të zbulojë shkakun zyrtar të vdekjes së Gabriellës të hënën.

Familja e adoleshentes nuk kishte asnjë ide në lidhje me marrëdhënien e saj me burrin dhe as nëse ajo vuante nga ndonjë sëmundje.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gabrielly dickson vdes 15 vjecarja ne brazil gabrielly dickson vdes 15 vjecarja ne brazil

Sondazh

Poll