Bota

‘Ajo donte të divorcohej’, dalin detaje të reja nga vrasja në Greqi, ku burri i mori jetën gruas në mes të tav

3 Gusht 2021, 13:10 Nga DOSJA
‘Ajo donte të divorcohej’, dalin detaje të reja nga vrasja

GREQI– Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja që tronditi Greqinë mëngjesin e sotëm në qytetin e Larisës, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij në mes të një taverne.

Mediat greke raportojnë se gruaja 43-vjeçare dyshohet se donte të divorcohej prej muajsh nga bashkëshorti i saj dhe prej 4 apo 5 muajsh ishte larguar nga Athina në Larisë dhe kujdesej për tavernën e vëllait të saj i cili ishte shturar në spital. Burri kur mësoi se gruaja e tij ishte takuar me një avokat pasi shkoi në Larisa, me idenë për të kërkuar divorc ka marrë vendimin pvr ta vrarë atë.

Ishte një gjë e tillë. Gruaja donte të largohej dhe të ndahej nga ai. Por kur ai e mori vesh, iu qep për ta vrarë”, thonë burime nga vendi i ngjarjes.

54-vjeçari mbërriti rreth orës 9:30 të mëngjesit në Larisa ku kërkoi të të takonte avokatin me të cilin kishte biseduar bashkëshortja e tij. Më pas ai shkoi në tavernën e vëllait të viktimës dhe në sy të dhjetëra dëshmitarëve okularë e qëlloi atë 8 herë për vdekje.

Policia është duke marrë dëshmitë e personave që u ndodhen në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar tavernën, ndërsa është duke mbledhur të gjitha informacionet për vrasjen e gruas 43-vjeçare.

Pasi të përfundojë çështja, autori do të dërgohet në Prokurorinë Publike të Larissës për të vijuar procedurat e mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi vrasja ne larisa greqi vrasja ne larisa

Sondazh

Poll