Bota

Dikur frymëzonte ushtarët serbë me ‘Kallashnikov’, këngëtari serb i ftuar special në festën e birrës në Korçë

3 Gusht 2021, 15:34 Nga DOSJA
Dikur frymëzonte ushtarët serbë me ‘Kallashnikov’,

KORÇË– Si çdo vit edhe këtë gusht nuk do të mungojë festa e birrës në Korçë që është kthyer tashmë në një traditë prej disa vitesh. Ajo që të bie në sy këtë vit është se si i ftuar special i natës finale do të jetë këngëtari serb, Goran Bregovic.

Lajmi është dhënë nga vetë organizatorët e kësaj feste të cilët kanë njoftuar se veç artistëve shqiptarë dhe grupeve të njohura në Shqipëri që do të performojnë nga data 18-22 gusht i ftuar special do të jetë Bregovic.

Këngëtari serb rikthehet për herë të dytë në Shqipëri pas një koncerti të mbajtur më 2006 me ftesë të kryeministrit Edi Rama, atëherë kryetar i Bashkisë së Tiranës ku prania pati disa polemika dhe debate nga disa figura të njohura. Kjo pasi shumë e lidhin figurën e tij me masakrat e kryera në luftën e Kosovës.

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare.

Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ermir kusturica festa e birres ne korce goran bregovic ermir kusturica festa e birres ne korce goran bregovic

Sondazh

Poll