Bota

Horror në Indi/ 9-vjeçarja përdhunohet, vritet dhe më pas digjet nga 4 persona, nënës i thanë që e zuri korenti

3 Gusht 2021, 12:54 Nga DOSJA
Horror në Indi/ 9-vjeçarja përdhunohet, vritet dhe më pas

INDI-Një vajzë nëntëvjeçare në Delhi dyshohet se është përdhunuar, vrarë dhe djegur me forcë nga i akuzuari, i cili u tha prindërve të saj se vajza vdiq nga goditja elektrike dhe u kërkoi atyre të mos njoftonin policinë, duke thënë se përfshirja e policëve në këtë çështje vetëm do e komplikon atë.

Incidenti ndodhi në fshatin Nangal të zonës së Kantonit Delhi, ku sipas policisë, vajza kishte dalë nga shtëpia e saj rreth orës 5:30 pasdite të së Dielës për të marrë ujë të ftohtë nga burimi i krematoriumit, por nuk u kthye më.

Sipas mediave vendase, në orën 6 pasdite, prifti i krematoriumit, Radhey Shyam, dhe 3 persona të tjerë të njohur me nënën e vajzës së mitur e thirrën në krematorium dhe i treguan trupin e vajzës, duke thënë se ajo u godit nga rryma elektrike ndërsa pinte ujë.

Sipas policisë nëna e 9-vjeçares tha se vajza kishte shenja dëmtimi në kyçin e dorës dhe bërrylin e saj dhe se buzët e saj ishin blu. Prifti dhe burrat e tjerë më pas i kërkuan nënës së vajzës që të mos thërriste policinë, duke thënë se kjo do të çonte në situatën ku do të vidheshin organet e vajzës.

Nëna e vajzës nuk i besoi versionit të priftit dhe thirri burrin e saj, pas së cilit rreth 200 fshatarë u mblodhën në krematorium dhe njoftuan policinë, thanë zyrtarët.

Hetimet paraprake zbuluan se vajza fillimisht ishte përdhunuar, rrahur dhe më pas ishte djegur nga 4 personat.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota perdhunohet 9 vjecarja ne indi radhey shyam perdhunohet 9 vjecarja ne indi radhey shyam

Sondazh

Poll