Bota

‘U çudit që e telefonova’, Shpend Ahmeti flet për raportin e tij me Kadri Veselin: E kam prit dhelpër por ishte

3 Gusht 2021, 12:17 Nga DOSJA
‘U çudit që e telefonova’, Shpend Ahmeti flet për

KOSOVË– Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur rreth politikanëve të Kosovës dhe raportet që ka me ta.

Në një intervistë për T7, ai ka veçuar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për të cilin u shpreh se në fillim mendonte se ishte ‘dinak’ por rezultoi se ishte një person i drejtpërdrejt dhe i sinqertë.

Kadri Veseli për mua është befasia më e madhe pasi që e kam taku pas asaj që e kam dëgju. E kemi mendu shumë si SHIK. Kur e mendon dikë SHIK-u, SHIK-u, SHIK-u. Unë e kam pritë ma si dhelpër. Mendoj se në dialog ka qenë shumë i sinqertë. Unë nuk e njoh në asnjë formë tjetër”,- ka thënë Ahmeti.

Ai tregoi se në rastin kur Veseli u akuzua nga Specialja, e kishte telefonuar, ndërsa thotë se ai ishte befasuar.

“Ditën kur është akuzu, e kam thirrë në telefon. Është çuditë pse e kam thirrë në telefon”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës tha se PDK-ja ka bërë shumë dëme, por shtoi se nuk kishte pasur ndonjëherë problem me Kadri Veselin, i cili e udhëhoqi këtë parti për disa vjet.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kadri veseli shpend ahmeti kadri veseli shpend ahmeti

Sondazh

Poll