Bota

Debati për punësimet familjare në shtet, Konjufta i përgjigjet Musliut: Të betohem në vajzat e mia që 150 familjarë t’

3 Gusht 2021, 12:24 Nga DOSJA
Debati për punësimet familjare në shtet, Konjufta i

KOSOVË– Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka replikuar me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, mbi debatin për punësimet familjare në institucionet e shtetit.

Në fjalën e tij ai është shprehur se është i gatshëm ti dorëzojë Musliut një listë me 150 familjarë të ish-partive politike, të punësuar në BQK, Telekom etj. Ai gjithashtu u përmendi motrën Musliut, e cila rezulton e punësuar në shërbimin e jashtëm.

Kurrë nuk ka qenë niveli im me përmend emra, kjo është hera e parë që e përmenda në Kuvendin e Kosovës….Unë vjet isha Ministër i Punëve të Jashtme, kur shkova aty i gjeta kështu: Drejtori im ishte vëllai i shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, drejtori tjetër ishtë vëllai i ish-ministrit të shëndetësisë, tash që po e luan rolin te LDK-ja…Nuk i kam përmend këta emra, se nuk është në nivelin tim me u marrë me kësi gjëra…Kam mujt me bë propagandë, po nuk ma lejon ndërgjegjja. A e kam përmend ndonjëherë motrën tëndë deri në këtë sekond, e bëra që forma e propagandës veç pse është motra jote është kurgjë hic. Me ia fillu me jau numëru familjarët në BQK, në Telekom, unë mendoj që në këtë Kuvend ta bi listën e saktë që shkojnë deri te niveli i dhëndrit, i vjehrrit, motrave, vëllëzerve. Oj Gane, po të betohem në vajzat e mia që 150 familjarë t’i dorëzojë me listë”, u shpreh Konjufca ndër të tjera.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora   ganimete musliu glauk konjufca kuvendi i kosoves   ganimete musliu glauk konjufca kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll