Bota

Aksidenti tragjik në Kroaci, ministri Mehaj dekoron kolonelin kroat, Rajko Periq me medaljen “Shërbim i shquar”

3 Gusht 2021, 11:45 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Kroaci, ministri Mehaj dekoron kolonelin kroat, Rajko

KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama priti sot në takim të veçantë këshilltarin ushtarak kroat, kolonel Rajko Periq.

Mehaj, në shenjë të mirënjohjes për angazhimin e jashtëzakonshëm  në menaxhimin aksidentit tragjik të ndodhur 10 ditë më parë në Sllavonski Brod të Kroacisë, e dekoroi atë me medaljen ‘Shërbim i Shquar.’

Mehaj, ndër të tjera theksoi edhe njëherë vlerësimin e lartë për lidhjen e natyrshme dhe bashkëpunimin e fuqishëm me shtetin mik kroat, të dëshmuar edhe në rastin e fatkeqësisë tragjike në Kroaci.

Nga ana e tij, kolonel Periq, shprehu admirimin e tij për arritjet e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe vizionin e saj për të ardhmen.

Më 25 korrik një autobuz i linjës Frankfurt-Prishtinë u aksidentua në Kroaci, ku si pasojë humbën 10 qytetarë nga Kosova dhe më shumë se 40 u lënduan.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora armend mehaj rajko periq rrahman rama rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci armend mehaj rajko periq rrahman rama rrezohet autobusi kosovar ne kroaci tragjedi ne kroaci

Sondazh

Poll