Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 47-vjeçari nga Shkodra

3 Gusht 2021, 12:17 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë,

SHKODËR– 47-vjeçari Abdyl Çanga, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar p0ër posedim të lëndëve narkotike është arrestuar nga Policia e Shtetit. Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasanë Hungari, e cila e ka dënuar këtë 47-vjeçarin me 3 vite e 10 muaj burg.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Vihet në pranga 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për posedim të lëndëve narkotike. Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Abdyl Çanga, 47 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër. Për këtë shtetas, Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë.
—-
Nga strukturat e Policisë në Komisariatin e Vaut të Dejës është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. V. 51 vjeç dhe F. V., 28 vjeç (babë e bir, të dy me precedent të mëparshëm penal), banues në fshatin Mnelë e Vogël, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në ambientet e banesës së tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet abdyl çanga arrestohet abdyl çanga shkoder abdyl çanga arrestohet abdyl çanga shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Gusht 2021, 11:30

BALDUSHK– Punonjësit e firmës “Hysa” janë rikthyer në fshatin Baldushk të Tiranës për të vijuar me projektin e rindërtimit, por që në të vërtetë u zbulua se do ...